VIDEO – Pamjet e tigrit Malay në kopshtin zoologjik në Pragë

Në kopshtin zoologjik në kryeqytetin Pragë, të Republikës Çeke u lindën dy këlysh të tigrit Malay, lloji i të cilit është i kërcënuar me zhdukje. Ky lloj tigri, i cili është marrë nën mbrojtjen e Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës pasi është një nga llojet e rrezikuara me zhdukje, jetojnë në gadishullin e Malajzisë, ndërsa numri i tyre në vitin 2013 supozohej të jetë mes 250-340 të rritur.