Shijet e Pallatit Osman - 28 / Supë tandur

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në Çorum. Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë supë tandur.

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:

1 gotë uji bollgur

1 gotë uji qiqra të ziera

1 gotë uji thjerrëza të gjelbra të ziera

250 g kaurma

1 lugë piper të kuq

1 lugë nenexhik

5 lugë gjele gjalpë

3 thelpinj hudhre

Gjysmë litre ujë mishi

Kripë

Para se kryekuzhinieri dhe studiuesi i Artit të Gatimit, z. Yunus Emre Akkor, të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim, kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në Çorum.