Shijet e Pallatit Osman - 25 / Jahni me kajsi të thatë
Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në qytetit Bilecik, që është qyteti i themelimit dhe çlirimit të Republikës së Turqisë. Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë jahni me kajsia në buzë të liqenit Pelit që ndodhet në afërsi të qytetit.
Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:
Gjysmë kilogrami brinjë të qengjit
15 kokrra qepë të vogla
3 lugë gjelle gjalpë
10 kokrra kajsi të thata
5-6 kokrra karafil
1 copë kanellë
3 lugë pekmez rrushi
Kripë
Piper të zi
2 gota ujë
Para se Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në qytetin Bilecik.