Rimerren nga DAESH-i rrënojat antike të Ashurit

Rrënojat e vjetra të Ashurit në Irak, të cilat bëjnë pjesë në Listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore, janë çliruar nga DAESH-i. Sa do që terroristët tentuan të dëmtojnë qemerin e madh në hyrje të qytetit Ashur, qemeri qëndron ende në këmbë dhe siç thotë një historian i zonës dëmet që janë shkaktuar në rrënojat historike janë të parëndësishme, aq sa mund të cilësohen si të pakta.