Qyteti Antik i Efesit

Në Qytetin Antik të Efesit ndodhet edhe Tempulli i Artemisës, një nga 7 mrekullitë e botës. Artemisa (Artemida) ka qenë hyjnesha e gjuetisë, natyrës, bimëve, kafshëve dhe e Hënës; e bija e Zeusit dhe motra e Apolonit; mbrojtëse e pastërtisë. Ajo identifikohet edhe me Dianën e romakëve.