Parada e Trëndafilave në ShBA

Dhjetëra-mijëra spektatorë kanë qëndruar përgjatë itinerarit të caktuar prej gati 9 kilometrash në Pasadena të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku kaluan pjesëmarrësit e paradës së 128-të “Turneut të Trëndafilave”. Ceremonia organizohet tradicionalisht që nga viti 1890 dhe zgjat afërsisht 3 orë.