Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës ngjall kujtimet e makthit në Bosnjë-Hercegovinë

Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës ndodhet në ish-ndërtesën e Komandës së Batalionit Holandez, i cili gjatë luftës ishte pjesë e njësive paqeruajtëse të OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Ecja nëpër korridorin e Muzeut të Gjenocidit, i cili ka 26 dhoma në një sipërfaqe rreth 900 m2, aktivizon zërin nga regjistrimet origjinale të bëra nga oficeri i Batalionit Holandez më 11 korrik.