Los Anxhelos – 25 prilli shpallet dita e muzikalit “La La Land”

Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Eric Garcetti, i bëri muzikalit tejet të pëlqyer “La La Land” një nderim të veçantë duke shpallur 25 prillin si ditën e tij. Kryetari i Bashkisë së Los Anxhelosit shoqërohej gjatë ceremonisë nga regjisori i filmit, Damien Chazelle, producenti Jordan Horowitz, kompozitori Justin Hurwitz dhe nga bërcimtaret ajrore të “Bandaloop”.