Londër – Ekspozitë me sendet personale të Princeshës Diana

Për të nderuar përvjetorin e 20-të të vdekjes së Princeshës Diana, disa nga artikujt personalë të saj janë ekspozuar gjatë vitit. Më parë, disa nga veshjet më të famshme të “Lady Di” u kuruan në një ekspozitë dhe, së fundmi, ajo u nderua me një kopsht të ri në Pallatin “Kensington”. Tani, më shumë sende personale nga rezidencat private të së ndjerës Diana po ekspozohen për vizitorët në Pallatin “Buckingham”. Eksponatet më të spikatura janë disa fotografi të saj me dy djemtë, Princat William e Harry, si dhe një koleksion me kaseta muzike.