Koleksioni i gogëlusheve

Pasioni i dentistit, Miroslav Zunjiç nga Serbia është koleksioni i figurave të pesonazheve të filmit të famshëm vizatimor, “Gogëlushët” (Smurfs). Zunjiç, i cili mbledhë këto figura për 7 vjet, posedon më shumë se 600 figura të gogëlusheve me karaktere të Charlie Chaplin, Marilyn Monroe dhe Cristopher Columbus. Gogëlushët për herë të parë dolën në vitin 1950 në Belgjikë në libra komik, ndërsa filmi i parë vizatimor u transmetua në vitin 1961.