Zhytësit në detyrë për pastrimin e oqeanit

Qese plastike, kallam peshkimi, shishe të qelqit, madje edhe një kapelë meksikane... Këto janë vetëm disa nga gjërat e nxjerra nga oqeani. Një grup i përbërë nga 50 zhytës në Sidnei (Sidney) të Australisë, synon të mbrojë ambientin duke i mbledhur mbeturinat plastike të hedhura në oqean.