VIDEO – Epidemia e kolerës në Jemen

Sipas deklaratës së bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në Jemen janë raportuar edhe 218.798 raste të dyshuara të kolerës. Prej 27 prillit e këtej nga kjo sëmundje në Jemen kanë humbur jetën 1400 persona. Në këtë regjistrim pamor janë paraqitur qytetarët të cilët kurohen në zonën Hajjah. Kjo zonë e Jemenit është më e ndikuara nga epidemia e sëmundjes së kolerës.