Vazhdon rrjedhja e lavës së zjarrtë në La Palma

Vlerësohet se do të vazhdojë akoma aktiviteti i vullkanit Cumbre Vieja, i cili ka qenë aktiv që nga 19 shtatori në ishullin La Palma të Spanjës. Presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres është shprehur se ata nuk presin përfundimin e aktiviteteve të Cumbre Vieja në një kohë të shkurtër dhe ata ende nuk janë në gjendje të shohin fundin e shpërthimeve në vullkan.

Në 24 orët e fundit në La Palma janë regjistruar gjithsej 42 tërmete, më i forti 4,3 ballë sipas shkallës Rihter. Janë anuluar 28 nga gjithsej 38 fluturimet lidhëse me ishullin La Palma. Që nga 19 shtatori, lava ka shkatërruar 1.835 ndërtesa dhe një sipërfaqe prej 754 hektarësh. Rreth 7 mijë njerëz janë evakuuar nga ishulli.