Shëtitore 3 km e gjatë mbi liqen

Projekti i ambientalistit bullgar Christo Vladimirov Javacheff u ka ofruar njerëzve mundësinë të shijojnë bukuritë marramendëse natyrore të Liqenit Iseo në veri të Italisë duke përshkuar një shëtitore tre kilometra të gjatë. Shëtitorja e ndërtuar duke përdorur kuba notues bashkon qytezën Sulzano në Lombardinë veriore me ishullin e Monte Isola dhe për 16 ditë do të qëndrojë e hapur për vizitorët.