Përfundimet e raportit për komunitetin turk në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte reaguar ndaj thirrjes së Presidentit Erdoan, “integrohuni, por mos u asimiloni”, thirrje që ai e kishte bërë kur kishte qenë Kryeministër, duke thënë në një fjalim se nga qytetarët me origjinë turke që jetojnë për një kohë të gjatë në Gjermani pritet një lidhje e besnikëri e nivelit të lartë ndaj Gjermanisë. Natyrisht që komunitetin turq në Gjermani e shqetësojnë edhe këto deklarata të Merkelit, por çështjet që i interesojnë më shumë turqit kanë të bëjnë me racizmin në rritje në Gjermani, dhe rritjen e nacionalizmit në Turqi. Disa shtetas gjermanë me origjinë turke, sot e kanë të vështirë që gjejnë ekuilibrin ndërmjet dy vendeve, që i pranojnë të dyja si atdheun e tyre.