Çelin lule qershitë e Uashingtonit

Qershitë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uashington, kanë nisur të çelin lule. Pritet që shumica e luleve të kenë çelur deri më 4 prill. 3000 pemët e qershive janë dhuratë e Japonisë për Shtetet e Bashkuara dhe janë shndërruar në simbol të marrëdhënies me dy popujve. Festivali tradicional Kombëtar i Lulëzimit të Qershive këtë vit do të zhvillohet mes datave 20 mars – 17 prill. Gjatë kësaj periudhe organizohen koncerte nën qiell të hapur, fishekzjarre gjatë natës, ekspozita në muzeumet në qendër të Uashingtonit dhe në fund të festivalit zhvillohet parada e përvitshme në bulevardin Constitution. Këtë vit parada do të jetë më 16 prill.