Rusia me Ukrainën bien dakord për livrimin e gazit në dimër

Rusia me Ukrainën kanë arritur marrëveshje paraprake në lidhje me furnizimin me gaz natyror për sezonin dimëror. Në përfundim të takimit tresh në Bruksel ndërmjet BE-së, Rusisë dhe Ukrainës, takim që që zgjati rreth gjashtë orë, Ministrat e Energjisë, ai rus Aleksandre Novak dhe ai ukrainas Vlodimir Djemçishën bashkë me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Maros Shefkoviç kanë nënshkruar dokumentet në praninë e medias.

Fjalët Kyçe: