Vazhdojnë përleshjet në rrugët e Venezuelës

Ushtarët venezuelas janë përleshur me protestuesit në rrugët e Valencias. Kurse 7 persona, që sipas raportimeve përgatiteshin për të marrë pjesë në një sulm terrorist kundër Presidentit të vendit, Nicolas Maduro, u arrestuan gjatë shtypjes së një revolte të vogël afër një baze ushtarake në Valencia, që është qyteti i tretë më i madh i Venezuelës.