Ukrainë - Separatistët prorusë sulmojnë pozicionet e ushtrisë

Lindja e Ukrainës vazhdon të bëhet skenë e luftimeve pavarësisht armëpushimit. Siç bëjnë të ditur burime të ndryshme, të mërkurën janë regjistruar luftime mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë në qytetin Marinka të provincës Donjeck. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se separatistët prorusë kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë ukrainase në Marinka. “Situata është mbajtur nën kontroll”, shtoi ai. Kurse rebelët deklaruan se në luftime kanë gjetur vdekjen 15 civilë dhe prorusë.

Fjalët Kyçe: