Sot është 26-vjetori i Masakrës Hoxhali

Më 26 shkurt 1992 njësitë luftarake të Republikës së Armenisë hynë në qytezën Hoxhali, e cila ndodhet në rajonin e Nagorni Karabakut të Azerbajxhanit dhe që mbahet ende e pushtuar nga Armenia, ishin masakruar në mënyrën më barbare 613 qytetarë civilë të Azerbajxhanit, nga të cilët 106 ishin gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar, ndërsa 1 mijë e 275 të tjerë ishin marrë rob. Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në mesazhin që ka publikuar me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Hoxhali tha se e dënojnë në mënyrën më të ashpër pushtimin e rreth 20% të tokave të Azerbajxhanit për më shumë çerekshekulli.