SHBA – Protesta në Kaliforni kundër bllokimit të vizave për 6 vende myslimane

Një version më i kufizuar i urdhrit të Presidentin amerikan, Donald Trump, për bllokimin e vizave për shtetasit e 6 vendeve me popullsi myslimane hyri në fuqi të premten. Ky urdhër i mohon vizat dhe i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarëve, që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhënie biznesi në këtë vend. Rregulli në fjalë zbatohet për shtetasit e Iranit, Libisë, Sirisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit, por edhe për të gjithë refugjatët. Ndërkaq, shumë manifestues u tubuan jashtë aeroportit të Los Anxhelosit, në Kaliforni, ku mblodhën firma dhe protestuan kundër Presidentit Trump me megafona e pankarta të llojllojshme.