Rusia rrit kapacitet ushtarake në kufirin me Ukrainën
Pretendohet se Rusia ka rritur kapacitetet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën dhe i ka dërguar armë grupeve separatiste. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se po i ndjekin nga afër zhvillimet në rajon, ndërsa Rusia përgënjeshtroi pretendimet në fjalë.