Rrethimi i Halepit

Në përleshjet e zhvilluara mes opozitarëve sirianë dhe forcave të regjimit në Halep janë vrarë 41 civilë dhe u plagosën 250 të tjerë. Luftimet në Halep, që është qyteti i dytë më i madh i vendit, ishin më të ashprat prej fillimit të luftës civile në Siri, ku deri më sot kanë humbur jetën mbi 300 mijë njerëz. Krahas ndalimit të sulmeve ajrore të Rusisë për largimin e civilëve dhe opozitarëve nga Halepi, bëhet e ditur se një numër i vogël i tyre është larguar nga qyteti.


Fjalët Kyçe: opozitarët , civilë , Siri , Halep , luftime