Protestat, aktivitetet dhe festimet e 1 Majit në mbarë botën

Aktivitetet me rastin e 1 Majit u zhvilluan në një atmosferë paqësore kudo në botë, ndërsa në Francë s’mungoi dhuna. Kryeqyteti Paris u bë skenë e konfrontimeve ndërmjet protestuesve dhe forcave policore. Demonstruesit u vunë flakën dhjetëra makinave dhe bizneseve. Protestuesit e zemëruar bllokuan edhe disa ura.