Pamjet e sulmit raketor të Iranit kundër dy bazave të SHBA-së në Irak

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) njoftoi të mërkurën goditjen me raketa balistike të bazave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetet Erbil dhe Anbar të Irakut. Televizioni shtetëror iranian deklaroi se “janë hedhur 15 raketa dhe janë vrarë 80 amerikanë”. Pohimi i sulmeve nga SHBA-ja erdhi prej gojës së vetë Presidentit Donald Trump. “Gjithçka mirë! Disa raketa janë lëshuar nga Irani kundër dy bazave tona ushtarake të vendosura në Irak. Po bëhet vlerësimi i viktimave dhe dëmeve që ka shkaktuar ky sulm. Deri tani gjithçka mirë! Aktualisht ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të mirëpajisur në botë”, u shpreh Trump përmes një mesazhi në “Twitter”.