Pamje nga dëmi që la prapa tërmeti në Itali

Pas tërmetit që goditi Italinë qendrore, 15 000 njerëz janë sistemuar në vendstrehime të përkohshme. Qeveria Renzi premtoi se zonat e prekura nga tërmeti do të rindërtohen nga e para. Një video e xhiruar nga zjarrëfikësit italianë tregon dëmin që ka shkaktuar tërmeti në Castelluccio di Norcia.