Ngjarja në bulevardin “Champs-Élysées” të Parisit

Një automobil është përplasur me dashje me një furgon të policisë në Bulevardin “Champs-Élysées”, që ndodhet në qendër të Parisit, dhe pas përplasjes është djegur. Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Brenda në automjet policia gjeti armë automatike “Kallashnikof”, armë të tjera dhe shishe me gaz.