Në Siri është sulmuar një autokolonë me ndihma

Është sulmuar autokolona me ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara dhe e Hënës së Kuqe Arabe të Sirisë menjëherë sapo mbërriti në Urum el-Kubra të Halepit Perëndimor. Si pasojë e sulmit janë asgjësuar më shumë se 20 mauna të ngarkuar me ushqime, batanije dhe ndihma të tjera humanitare dhe materialet kanë dalë jashtë përdorimit. Autoritetet e Kombeve të Bashkuara njoftuan se janë goditur rreth 18 mauna nga 31 gjithsej bashkë me depot e Hënës së Kuqe Arabe të Sirisë.