Miliona myslimanë tubohen në Mekë për të kryer haxhillëkun

Pas incidentit fatkeq të vitit të kaluar në Qabe, ku një vinç u shemb duke shkaktuar vdekjen e qindra personave, autoritetet saudite kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë dhe janë gati të presin 1,4 milionë haxhilerë. Për herë të parë këtë vit, haxhilerët do të mbajnë byzylykë elektronikë, që depozitojnë të dhënat e tyre personale. Historikisht tubimi më i madh në botë, haxhillëku fillon ditën e shtunë, më 10 shtator 2016.