Franca shpall alarmin “portokalli” për shkak të përmbytjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë ka njoftuar shpalljen e alarmit “portokalli” në 16 rajone për shkak të stuhive dhe reshjeve ekstreme në pjesët qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Sot dhe nesër në rajonin Eure, në veri të Parisit, pritet të ketë një stuhi të fuqishme dhe reshje intensive. Për këtë arsye në zonë është dhënë alarmi “portokalli” kundër rrezikut të përmbytjes së ujit.