Eroglu: Zgjidhja e problemit qipriot, me fitim për të dyja palët

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Dervish Eroglu, deklaroi se populli turkoqipriot do të vazhdojë të kundërshtojë dhe luftojë ndaj çdolloj akti dhe qëndrimi, që synon t’i rrëmbejë sovranitetin dhe lirinë. “Nëse problemi i Qipros do të zgjidhjet, nga kjo duhet të përfitojnë të dyja palët e ishullit”, theksoi ai. Në një intervistë për agjencinë zyrtare grekoqipriote të lajmeve, Presidenti Eroglu vlerësoi procesin e negociatave, që do të rifillojë për zgjidhjen e problemit qipriot.