Dallgët baticë-zbaticë në Lumin Qiantang në Kinë

Banorët e qytetit Haining, në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, tregojnë interes ndaj dallgëve të baticë-zbaticës të Lumit Qiantang. Dallgët lartësohen, godasin pendën dhe krijojnë rrymë në kah të kundërt. Dallgët baticë-zbaticë të Lumit Qiantang lartësinë më të madhe e arrijnë në muajin e tetë sipas kalendarit hënor kinez dhe ky është një fenomen natyror që ia vlen të shikohet në botë.