Reagime ndaj vendimit të qeverisë për mbështetjen e gazetës së FETO-s së në Maqedoni

Vendimi i marrë ditë më parë nga Qeveria e Maqedonisë për të mbështetur edhe gazetën “Zaman Maqedoni”, një organ mediatik i ndërlidhur me organizatën terroriste FETO, ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e partive politike turke dhe organizatave të shoqërisë civile turke në vend. Ambasada e Turqisë në Shkup reagoi duke rikujtuar marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis dy vendeve dhe mbështetjen që Turqia ia ofron Maqedonisë në fusha të ndryshme.