Qeveria shqiptare dhe institucione humanitare pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Korçë

Çdo banesë e shembur ose e dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të datës 1 dhe 2 qershor në qarkun e Korçës do të rindërtohet. Ky ishte zotimi i ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila bashkë me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo dhe deputetin Niko Peleshi, ishin në fshatin Floq, epiqendrën e tërmetit të disa ditëve më parë.