Ngrijnë liqenet e bukura Plitvice të Kroacisë

Liqenet Plitvice, një nga zonët turistike më të njohura të Kroacisë, kanë ngrirë. 16 liqenet lidhen me njëri-tjetrin nga ujëvara të mrekullueshme për syrin e njeriut. Poshtë dëborës dhe akullit liqenet u ofrojnë vizitorëve pamje përrallore. I gjithë ky territor ka një botë mjaft të pasur si bimore ashtu edhe shtazore, duke përmendur këtu: arinjtë, ujqërit she lloje shumë të rralla zogjsh. Pika më e lartë shkon deri në 1,280m dhe ajo më e ulët arrin deri në 380m. Parku qëndron i hapur gjatë gjithë vitit, dhe me orare të tejzgjatura gjatë stinës së verës.  Nuk ka asgjë më të mirë sesa shëtitjet në këto territore fantastike, gjë që krahasohet me pak të tjera në botë. Këtu ndodhet edhe një varkë elektrike e cila ju shoqëron nga liqeni më imadh tek ai më i vogël.  Këtij territori nuk i mungon as treni, në të cilin mund të hipni dhe të vazhdoni të gjithë udhëtimin në momentin që e ndjeni veten të lodhur. Nuk është e thënë që bukuritë e këtyre liqeneve të shijohen vetëm gjatë verës, sepse ka mjedise marramendëse për çdo stinë të vitit, madje edhe pamjet me dëborë gjatë stinës së dimrit nuk duhet të lihen kurrsesi pa u parë.