Në 20 shtator Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, deklaroi se ka dhënë dorëheqjen dhe se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 20 shtator. Në daljen publike Cipras tha: “Për të ardhmen e vendit do të vendosni ju”. Pas deklaratës për mediat Aleksis Cipras i paraqiti presidentit letrën e dorëheqjes presidentit Prokopis Pavlopulos. Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Greqisë, Vasiliki Thanu pritet të jetë kryeministrja e parë në historinë e demokracisë greke, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.

Fjalët Kyçe: