Franca riatdheson 60 azilkërkues shqiptarë

Rreth 60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Operacioni i riatdhesimit, i cili u zhvillua në bashkëpunim me policinë franceze, kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.