Dhjetëra vetë humbin jetën nga zjarret në Greqi

Flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë, sipas autoriteteve greke, u përhapën të hënën në perëndim dhe lindje të Athinës duke shkaktuar 49 të vdekur dhe 172 të tjerë plagosur, 11 në gjendje të rëndë. Kryeministri Cipras ndërpreu vizitën në Bosnjë-Hercegovinë për t’u kthyer në Athinë, ndërsa kërkoi ndihmë nga ushtria dhe Bashkimi Evropian. Zona e përfshirë nga flakët është e pyllëzuar dhe e mbushur me shtëpi pushimi.