Adnesa nga Malësia shumë e kënaqur nga studimet në Turqi

Të mërkurën (03.07.2019) u mbajt në Ankara Edicioni i 8-të i Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtarë, një aktivitet që organizohet në mënyrë tradicionale nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB). Në këtë ceremoni ne realizuam një reportazh me studenten shqiptare nga Malësia e Madhe, Adnesa BERISHA, e cila e ka përfunduar fakultetin e Farmacisë dhe tani vazhdon studimet e nivelit të dytë, ‘master’ në qytetin Eskishehir.