Erdogan: Turqia nuk ka një qasje pozitive ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO

Pas namazit të së premtes në Stamboll Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

1826671
Erdogan: Turqia nuk ka një qasje pozitive ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO

Turqia nuk ka një qasje pozitive për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kështu deklaroi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një intervistë me gazetarët pas namazit të së premtes në Stamboll.

"Aktualisht po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën. Megjithatë, nuk kemi një mendim pozitiv. Më parë, qeveritë e tjera para nesh kanë bërë gabime në lidhje me NATO-n për pranimin e Greqisë në bllokun e Aleancës së Atlantikut Verior. Ju e dini qëndrimin e Greqisë kundër Turqisë duke marrë pas vetes edhe NATO-n. Ne si Turqi nuk duam që të bëjmë një gabim të dytë në këtë drejtim”,- tha presidenti Erdoan.

Duke theksuar se “vendet skandinave janë kthyer pothuajse si bujtina për organizatat terroriste”, Erdoan bëri këtë koment:

"PKK, DHKP-C janë edhe në parlamentet e atjeshme. Prandaj, nuk është e mundur që ne ta shohim pozitivisht këtë (procesin e anëtarësimit të Finlandës në NATO).

 


Lajme të ngjashme