Erdogan shpreh ngushëllimet pas vdekjes së Sheikut të EBA-s, Khalifa bin Zayed Al Nahyan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shprehur ngushëllimet për Sheikun Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Kryetar i Shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), i cili ka ndërruar jetë.

1826699

Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me agjendën ditore në Stamboll.

Lidhur me vdekjen e Al Nahyan, Erdogan tha: "Lideri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Nahyan ishte i sëmurë prej nj kohe të gjatë. Allahu e mëshiroftë dhe u prehtë në paqe”.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, “WAM” njoftoi se 74-vjeçari Al Nahyan ndërroi jetë, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale.

Në deklaratën me shkrim të ministrisë, thuhet se në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa puna do të pezullohet për 3 ditë në ministri, zyra dhe qeveri si dhe në sektorin privat.

Khalifa bin Zayed, djali i madh i Presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, kishte marrë detyrën pas vdekjes së babait të tij në 2004.

Lajme të ngjashme