Erdogan: Do t’i mbrojmë deri në fund refugjatët sirianë të strehuar në Turqi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se do t'i mbrojnë deri në fund refugjatët sirianë që janë strehuar në Turqi.

1824172
Erdogan: Do t’i mbrojmë deri në fund refugjatët sirianë të strehuar në Turqi

Kreu i shtetit turk mori pjesë në programin me rastin e 32-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD) dhe ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Tradicionale “Fuqia e Turqisë”, organizuar nga MUSIAD-i në Stamboll.

Gjatë fjalës së tij në këtë program, Erdogani u ndal veçanërisht mbi refugjatët sirianë në Turqi.

“Ne do t'i mbrojmë deri në fund këta vëllezër e motra që iu larguan luftës në Siri dhe u strehuan në vendin tonë. Ata mund të kthehen në atdheun e tyre kur të duan, por ne s’i dëbojmë dhe nuk do t'i dëbojmë kurrë nga këto troje. Ne s’do t'i lëmë ata në mëshirën e vrasësve”, theksoi lideri turk.

Erdogani njoftoi gjithashtu se qeveria turke synon të ndërtojë së paku 100 mijë shtëpi me blloqe betoni për refugjatët në veri të Sirisë.



Lajme të ngjashme