Lufta antiterror - Neutralizohen 5 terroristë të PKK/YPG
Pesë terroristë, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, u neutralizuan në rajonin operacional të “Burimit të Paqes” në veri të Sirisë.
1770130

Pesë terroristë, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, u neutralizuan në rajonin operacional të “Burimit të Paqes” në veri të Sirisë.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri një deklaratë në llogarinë e saj në “Twitter”.
“Vazhdon lufta e Mehmetçikut (ushtarit turk) kundër terrorizmit dhe terroristëve. 5 terroristë të PKK/YPG-së që hapën zjarr provokues në rajonin e Burimit të Paqes dhe tentuan të infiltrohen, u neutralizuan nga Forcat tona të Armatosura heroike turke.”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.