Libia lehtëson regjimin e vizave për pasaportat turke

Shtetasit turq nën 16 vjeç dhe mbi 55 vjeç mund të udhëtojnë pa vizë Libi, ka njoftuar Ambasada e Turqisë në Tripoli në një postim në Twitter.

1769906
Libia lehtëson regjimin e vizave për pasaportat turke

Ka ndryshuar regjimi i vizave për shtetasit turq që do të udhëtojnë në Libi.

“Autoritetet libiane kanë marrë vendim që për shtetasit turq, mbajtës së pasaportës personale dhe që janë më të vegjël se 16 vjeç dhe më të mëdhenj se 55 vjeç, janë të përjashtuar nga viza hyrëse në Libi dhe për të pajisur biznesmenët me vizë njëvjeçare me shumë hyrje”, njofton Ambasada e Turqisë në Tripoli në postimin që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter.

Do të ishte e dobishme që shtetasit turq që planifikojnë udhëtim në Libi kërkohet të informohen nga Ambasada turke në Tripoli ose Konsullata e Përgjithshme ne Misrata.

Mbajtësit e pasaportave të shërbimit, special (që lëshohen për nëpunësit civilë) dhe të pasaportës diplomatike mund të udhëtojnë pa vizë në Libi.

 


Lajme të ngjashme