Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerëson zhvillimet politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë (MGK), theksoi se përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte rezultat për interesat e askujt dhe u bëri thirrje palëve që të ulin me bonsens tensionin e krijuar.

1769596
Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerëson zhvillimet politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale
mgk.jpg

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë (MGK), theksoi se përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte rezultat për interesat e askujt dhe u bëri thirrje palëve që të ulin me bonsens tensionin e krijuar.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, u publikua një komunikatë.

Në komunikatë thuhet se në takim u bënë vlerësime në të gjitha aspektet e zhvillimeve politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale që janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Turqisë në vitin 2021, sfidat e mundshme me të cilat do të përballet vendi në vitin 2022 dhe aktivitetet që do të realizohen në këtë kuadër.

Ndër të tjera në komunikatë shkruhej: “U diskutua për rritjen e tensionit ndërmjet Federatës Ruse dhe Ukrainës, u theksua se rritja e tensionit nuk do të çonte në rezultate në dobi të askujt dhe u bë thirrje të gjitha palëve, që me arsye të shëndoshë, të ulin tensionin.

U theksua rëndësia që i kushtohet përmirësimit të mekanizmave të vendosur dhe përpjekjeve për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kaukazin e Jugut, me përpjekjet konstruktive dhe të sinqerta të palëve, veçanërisht Turqisë.

Greqia, e cila shkel dhe shtrembëron në mënyrë të pamatur të drejtën ndërkombëtare dhe vazhdon të armatosë ishujt në kundërshtim me traktatet, u ftua t'i përgjigjet sinqerisht thirrjeve të Turqisë për dialog. Gjithashtu u përsërit edhe bashkëpunimi dhe vendosmëria e Turqisë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime në detin Egje dhe Mesdhe.”

 


Lajme të ngjashme