Turqia përshëndet vendimin e OECD për 6 vende

Turqia përshëndeti vendimin e Këshillit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për të filluar bisedimet e asocimit me Argjentinën, Brazilin, Bullgarinë, Kroacinë, Perunë dhe Rumaninë.

1768997

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë me shkrim lidhur me vendimin e Këshillit të OECD-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me gjashtë vendet kandidate në mbledhjen e 25 janarit.

Në deklaratën e Ministrisë theksohet se vendimi ishte mirëpritur dhe shtohet se OECD, anëtare themeluese e së cilës është Turqia, i kushton rëndësi të madhe përhapjes së vlerave dhe parimeve bazë dhe synimeve të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

“Turqia do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme në procesin e harmonizimit të gjashtë vendeve me standardet dhe instrumentet e OECD-së, duke zhvilluar negociatat e anëtarësimit me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe duke bërë reformat e nevojshme”, shkruhet në deklaratën e Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Lajme të ngjashme