Turqia përkujton me respekt viktimat e Holokaustit

Turqia bën të ditur se përkujton me respekt hebrenjtë, romët, personat me aftësi të kufizuara dhe miliona njerëz nga minoritetet dhe grupet e synuara nga regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij.

1769190
Turqia përkujton me respekt viktimat e Holokaustit

Turqia bën të ditur se përkujton me respekt hebrenjtë, romët, personat me aftësi të kufizuara dhe miliona njerëz nga minoritetet dhe grupet e synuara nga regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit”, thuhet se Perandoria Osmane dhe Turqia ishin një strehë e sigurt për miliona njerëz, përfshirë hebrenjtë që ishin persekutuar në pjesë të ndryshme të botës gjatë historisë dhe se shumë hebrenj që ikën nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore u mirëpritën në vend.

Në deklaratë rikujtohet se diplomatët turq u kanë ofruar ndihmë viktimave gjatë këtij procesi.

"Gjatë kësaj periudhe, shumë hebrenj u shpëtuan nga dërgimi në kampet e përqendrimit falë vendosmërisë së qeverisë turke dhe përpjekjeve mbinjerëzore të diplomatëve turq. Ne gjithashtu shfrytëzojmë këtë rast për të kujtuar diplomatët tanë që i zgjatën dorën e ndihmës viktimave”, thuhet në deklaratë.

“Këtë vit viktimat e Holokaustit do të përkujtohen me një ceremoni që do të organizohet nëpërmjet internetit për shkak të pandemisë së Covid-19”, thuhet në deklaratë.

"Turqia vazhdon qëndrimin e saj pa kompromis kundër antisemitizmit, ksenofobisë, racizmit, antiislamizmit dhe të gjitha formave të intolerancës dhe kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar retorikën dhe krimin e bazuar në urrejtje", përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme turke.



Lajme të ngjashme