Erdogan shprehet për tensionin Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet me Izraelin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Shpresoj që Rusia mos të përdorë rrugën e sulmit të armatosur dhe pushtimit të Ukrainës.”

1768955
Erdogan shprehet për tensionin Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet me Izraelin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Shpresoj që Rusia mos të përdorë rrugën e sulmit të armatosur dhe pushtimit të Ukrainës.”

Presidenti Erdogan vlerësoi agjendën ditore në një kanal televiziv privat.

Lidhur me tensionin Rusi-Ukrainë, Erdogan tha: "Duke i bashkuar të dy liderët (presidentët rus dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky) në vendin tonë, nëse ata dëshirojnë, ne mund të hapim rrugën për rivendosjen e mjedisit të paqes."

“Vendi ynë ka mbështetur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim. Nuk mund të ndryshohet qëndrimi ynë. Shpresoj se Rusia nuk do të bëjë një sulm të armatosur dhe një pushtim të Ukrainës. Një hap i tillë nuk mund të jetë një veprim racional për Rusinë dhe rajonin tonë."

Ndërsa duke thënë se nuk është e mundur që një projekt që injoron Turqinë të ketë sukses në Mesdheun Lindor, Erdogan foli edhe për marrëdhëniet me Izraelin.

Ai vuri në dukje se bëhet fjalë që homologu i tij izraelit, Yitzak Herzog, të vizitojë Turqinë në fillim të shkurtit dhe shtoi: "Me këtë vizitë mund të fillojë një epokë e re në marrëdhëniet Turqi-Izrael".

 


Lajme të ngjashme