Çavusoglu: Putini në Turqi pasi të kthehet nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të enjten se data e ardhjes në Turqi të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të përcaktohet pasi shefi i Kremlinit të kthehet nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

1769424
Çavusoglu: Putini në Turqi pasi të kthehet nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë turke erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministren e Punëve të Jashtme, Frankofonisë dhe Afrikanoqendrorëve Jashtë Shtetit të Republikës së Afrikës Qendrore, Sylvie Baipo-Temon, pas takimit mes tyre në kryeqytetin Ankara të vendit.

Gjatë konferencës për shtyp, Mevlut Çavucoglu dha disa informacione në lidhje me vizitën që Vladimir Putini do të realizojë në Turqi, në përgjigje të ftesës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Erdogani e ftoi Putinin në Turqi për Takimin e Bashkëpunimit Strategjik. Janari nuk i përshtatej. (Pallati Presidencial Rus) Kremlini njoftoi se do të komunikohet një datë pasi Putini të kthehet nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit”, tha ministri turk i Punëve të Jashtme.

Çavusoglu u prononcua gjithashtu në lidhje me tensionet Rusi-Ukrainë.

“Ne i kemi ndarë mendimet tona vazhdimisht. Kemi thënë që një tension i tillë nuk duhet të shndërrohet në konflikt. Dëshira jonë është që ky dialog të vazhdojë”, u shpreh ai.

Duke njoftuar më tej se procesi i normalizimit me Armeninë, i mbështetur edhe nga Azerbajxhani, po vazhdon me hapat e ndërtimit të besimit, Çavusoglu rikujtoi se përfaqësuesit special të Turqisë dhe Armenisë zhvilluan në kryeqytetin Moskë të Rusisë takimin e tyre të parë në këtë kontekst.

Ai vuri në pah se përfaqësuesit specialë janë vazhdimisht në kontakt dhe së bashku do të vendosin se ku dhe kur do të mbahet takimi i radhës.

Pasi njoftoi se ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan dhe përfaqësuesi special i Armenisë, Ruben Rubinyan, të cilët i kanë ftuar në Forumin e Diplomacisë së Antalies, do të marrin pjesë në këtë platformë shumë të rëndësishme, Çavusoglu tha se pjesëmarrja e tyre do të ishte një kënaqësi.

“Kjo do të rezultonte gjithashtu një pjesë konkrete e hapave të ndërtimit të besimit”, përfundoi kryediplomati turk.



Lajme të ngjashme