Turqia shpreh shqetësim të thellë për tentativën e grushtetit në Burkina-Faso
Turqia thotë se është thellësisht e shqetësuar nga raportet për një tentativë për grushtet në Burkina Faso.
1767705

Turqia thotë se është thellësisht e shqetësuar nga raportet për një tentativë për grushtet në Burkina-Faso.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme thuhet: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për tentativën e grushtetit në Burkina-Faso dhe ndalimin e Presidentit Roch Marc Christian Kabore.”
Në deklaratë urohet që rendi kushtetues, paqja shoqërore dhe stabiliteti i mikut dhe vëllait Burkina-Faso të mos prishen, ndërsa theksohet se Turqia do të qëndrojë në krah të Burkina-Fasos në këtë kohë të ndjeshme.